• |
ide | kryesore

Charlize Theron: Duhen më shumë meshkuj për mbështjetjen e grave

Paparazzi, Slider
charlize-theron-664311583.jpg



Charlize Theron do të dëshironte që më shumë aktorë meshkuj të angazhohen për të mbështetur gratë në sheshin e xhirimit. Drama e mëmësisë në “Tully” dhe filmi aksion “Atomic Blonde” nuk kanë asgjë të përbashkët, por në këto projekte Theron ka qenë protagoniste pa shumë bërryla nga kolegët meshkuj.
Gjatë një interviste për “Associated Press”, Charlize Theron tha se është shumë mirënjohëse që ka punuar me aktorë si James McAvoy e Ron Livingston, me të cilët nuk ka pasur asnjë problem, pasi kanë hyrë në skenë dhe ia kanë lënë asaj në dorë komandën.
“Ndonjëherë, ndihem tepër mirënjohëse kur ndodh. Shumë burra nuk e bëjnë këtë”, – tha Charlize Theron. “Jam tepër mirënjohëse kur vlerësohesh në këtë mënyrë. Si James McAvoy në sheshxhirimin e “Atomic Blonde”, një koleg që të thotë: “Jam këtu për të të mbështetur dhe nuk e kam problem këtë gjë””.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *