• |
ide | kryesore

Flasin familjarët e kosovarit të djegur në Fushë Krujë: Pse nuk kemi hapur dyert për mort

Lajme, Të fundit



Xhafer Osmani, nga fshati Pestovë i Vushtrrisë, në fund të muajit prill, ishte nisur për një udhëtim në Shqipëri. Por, gjashtë ditë më vonë (më 5 maj), policia shqiptare në Fushë-Krujë kishte gjetur një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur, që dyshohet të jetë i 57-vjeçarit nga Vushtrria.

Ai dyshohet se fillimisht është torturuar ose është vrarë dhe më pas bashkë me veturë u është vënë zjarri. Disa burime kanë raportuar se krimi mendohet të ketë lidhje me raportet intime mes viktimës dhe një femre.

Edhe pse dyshohet se trupi i pajetë është i Xhafer Osmanit, vendimtare do të jenë rezultatet e ADN-së. Në pritje të rezultateve është edhe komplet familja Osmani, ata ende nuk kanë hapur dyert e mortit për Xhaferin.

Vdekja dhe rrethanat misterioze në të cilat u gjend Xhafer Osmani vazhdon të jetë e mjegullt edhe për familjen. Madje ata nuk e dinë as kur do të kthehen mbetjet mortore për ta kryer ceremoninë e varrimit, raporton Express

“Çka dini ju dimë edhe ne, nuk dimë asgjë me të tregu drejt”, – tha njëri nga vëllezërit e Xhaferit.

“Na çka po nijmë në media, ma shumë po dinë të huajt se tonët”, – shtoi një anëtar tjetër i familjes Osmani.

Ai tha se nuk e kanë hapur ende dyert e mortit deri të marrin rezultatin e ADN-së.

“As karrige s’kemi qit se hala s’po e dimë 100 % që është Xhaferi”, – thotë vëllai i tij duke refuzuar të rrëfejë më shumë për rastin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *