• |
ide | kryesore

Merr flakë kasollja në Leskovik, gjendet i djegur 49-vjeçari brenda saj

Lajme, Të fundit
Himarë, 55-vjeçari goditet me sende të forta në kokë



Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Oseckë në Leskovik, ku një person është djegur brenda një kasolle. Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar policinë. Ai ka thënë në polici se bashkë me të vëllanë kishin konsumuar alkool dhe më pas ai është larguar për të fjetur në kasolle.

Informacion paraprak:

Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *