• |
ide | kryesore

Itali, sekuestrohet 206 kg drogë dhe 66 mijë euro, në pranga edhe ndërmjetësi shqiptar

Lajme, Të fundit



‘Bandat kriminale shqiptare vijojnë të përparojnë me një progres të shpejtë në trafikun e drogës përtej Adriatikut’. Kështu shkruajnë mediat italiane, teksa raportojnë për goditjen e një tjetër grupi kriminal me 206 kg marijuanë të fshehur në kamion, që transportonte materiale ndërtimi.

Kamioni drejtohej nga 48-vjeçari italian, Enzo Di Mauro, që sipas hetimeve, rezulton të jetë i lidhur me bandën e ‘Ndragheta-s’. Italiani dyshohet se ishte ‘koka’ e trafikut të drogës që vinte nga Spanja, ndërsa vepronte në bashkëpunim me shqiptarët. Gjatë hetimeve policore, në pranga ka rënë dhe 50-vjeçari shqiptar, Eduart Mecani, nga Durrësi, i cili priste kamionin për të shkarkuar qeset me marijuanë.

Goditja e kësaj bande u bë mbrëmjen e të shtunës, teksa policia ngriti dyshime të forta pas lëvizjeve të shpeshta të kamionëve. Përveç lëndës narkotike, karabinierët zbuluan dhe 66 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal. Ndërkohë, policia ka ngritur kontrolle të shumta në zonë, pasi sipas saj, organizata kriminale nuk mund të përbëhet vetëm nga dy persona.

Dyshohet se është një rrjet i gjerë në Spanjë i përbërë nga ndërmjetësues dhe furnizues të drogës të importuar më parë nga Afrika e Veriut, ndërsa ka një vend ku shqiptarët presin ngarkesën për ta marrë dhe tregtuar atë. Destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike ishte Milano dhe dhe disa qarqe të tjera në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *