• |
ide | kryesore

“Marvel” inspiron turin e “U2”

Paparazzi, Slider



Bono e krahasoi turneun e ri “eXPERIENCE + iNNOCENCE U2” me metodën e aktrimit në një film “Marvel”.

Grupi irlandez nisi takimet në SHBA në kuadër të turneut dhe Bono e përshkroi spektaklin si një super monstër teknik.

“Është si të bësh një film “Marvel”, vetëm se e çon në një qytet ndryshe thuajse çdo ditë, kështu që është disi një çmenduri”, – tha Bono për “The Irish Sun”.

“Është një super monstër teknik, por me një zemër të madhe që vetëm pompon gjak në brendësi, dhe është pikërisht ajo që bëjmë”.

Pavarësisht provave të jashtëzakonshme, turneu vijon fuqishëm, me një homazh për të ëmën e ndjerë të Bono, Iris. Ndërsa këndon “I Will Follow”, në ekranet pas tij shfaqen imazhe nga dita e dasmës së prindërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *