• |
ide | kryesore

(FOTO) Sulm terrorist në Paris, 1 i vdekur e disa të plagosur

Planet, Të fundit

Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist me thikë në qendër të Parisit. Dy prej të palgosurve raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.


Autori i sulmit është qëlluar për vdekje nga policia. Dëshmitarët kanë bërë të ditur se e dëgjuan sulmuesin të thërriste “Allahu Akbar”. Militantët e Shtetit Islamik Isis u shprehën më vonë se ishte një prej ushtarëve të tyre, ai që kreu sulmin mbrëmjen e së shtunës.


Si fillim, autori nisi të sulmonte kalimtarët rreth orës 9 në mbrëmje. Sipas mediave franceze, autori ishte 20 vjeç nga Çeçenia dhe raportohet se prindërit e tij janë marrë në pyetje. Dëshmitarët thonë se ai i kishte flokët kafë, kishte mjekër dhe ishte i veshur me të zeza. Autori ishte përpjekur të futej në disa loakle, por ishte bllokuar nga njerëzit brenda, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Sulmi me thikë shkaktoi kaos në vendngjarje, ku si pasojë njerëzit e ndodhur aty pranë nisën të vraponin të tronditur. Ministri i brendshëm i Francës, Gerard Collomb tha se personi që humbi jetën gjatë këtij sulmi ishte një 29 vjeçar, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha përmes një statusi në rrjetin social Twitter se Franca ka paguar sërish me gjak, por nuk do të tolerohen ‘armiqtë e lirisë’.

Untitled-5

 

-1

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu