• |
ide | kryesore

FOTOREPORTAZH/ Plazhi i Gjirit të Lalzit pushtohet nga mbeturinat

Lajme, Të fundit



Gjiri i Lalzit është një destinacion i zakonshëm për qytetarët e Tiranës. Vitet e fundit ai është kthyer në një nga plazhet më të frekuentuar nga kryeqytetasit. Dihet që në këtë zonë janë ndërtuar edhe disa resorte luksoze ku pretendohet se cilësia e ujit dhe rërës është nga më të pastrat.

Por realiteti është ndryshe nga sa paraqitet në kronikat qeveritare. Nga një vëzhgim i bërë nga lapsi.al këtë të shtunë brezi i rërës në këtë plazh është dukshëm i mbuluar nga mbeturinat. Shishe qelqi, qese, ambalazhe plastike, mbeturina dhe ujëra të ndotura është panorama që të jepte pjesa më e bukur e plazhit.

Nuk mungojnë edhe kanale të hapura që derdhin ujëra të ndotur në det. Në prag të sezonit turistik kjo është pamja që ofron Gjiri i Lalzit ku duket qartë se dora e shtetit është e pandjeshme. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. mbeturin stalini,mao luu ce doni dhe tito,popoviq vuqiq kryeministri e ministri mbrendshem shto dhe kryeparlamentarin pra ruqi,rama,xhafa e lere deti mbeturin.mbeturinat tek mbeturinat.sa kenaqen xxxx e disa te pa emer e mut ne tru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *