• |
ide | kryesore

E rëndë/ I riu shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
xhulio marleci, aksident, itali, koshat, plehrat, vrasje



Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci.

Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena. Xhulio po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.
Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *