Autoritetet greke kanë arrestuar pasditen e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, Leonardo Rustemin, një person i dyshuar si anëtar i ISIS.
Sipas policisë greke, ai kishte jetuar për disa vjet në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik. Rustemi, nga Berati, po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun.
Ai u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare.
Leonardo Rustemi do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendosë nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.