• |
ide | kryesore

Përgjimet e reja/ Çfarë pritet të transmetojë PD?

Arkiva, Të fundit

U bënë disa burime që thonë të njëjtën gjë: publiku do të njihet me përgjime të reja që implikojnë vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa në trafikun e drogës. Kjo sagë që ka filluar prej ditësh po përshkallëzohet hap pas hapi dhe strategjia e opozitës është me sa duket për të nxjerrë përditë diçka më të fortë derisa të kulmojë me mitingun e paralajmëruar përpara kryeministrisë të shtunën e ardhshme.

I pari ishte gazetari Jetmir Olldashi, i cili pasi mori përsipër përgjimin e bisedës tashmë të njohur të Albert Veliut me Agron Xhafajn (lexo poshtë) tha se në ditët e ardhshme do të dëgjohet pjesa tjetër e këtij seriali kriminalo policor.


Lexo më tej:

VIDEO-PERGJIMI/ Biseda e Agron Xhafajt me trafikantin: Plehrat po na sulmojnë shumë

Pikat kyçe/ Ku çalon rrëfimi i dëshmitarit X

Gënjeshtrat që i dolën dyshes Rama-Xhafaj nga investigimi i gazetarit Olldashi

Pas tij sot në komisionin parlamentar të ekonomisë deputeti i PD Flamur Noka konfirmoi edhe ai se “Së shpejti del një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj  vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër”.

I thirrur për të dëshmuar në prokurori për videopërgjimin, deputeti tjetër Salianji precizoi se për çfarë bëhet fjalë në këtë përgjim. “Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri… Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’ deklaroi ai.

Nga ana tjetër Lapsi.al ka mësuar se një pjesë e këtyre materialeve të reja do të transmetohen sot në darkë në emisionin investigativ “Ajzberg” të gazetarit Artur Çani. Sipas asaj që që ne kemi arritur të marrim vesh në emision do të trasmetohet një video e cilësisë së dobët nga lokali i Agron Xhafajt dhe dy tre biseda telefonike midis kurthngritësit Albert Veliu dhe vëllait të ministrit të Brendshëm.

Nuk dihet ende nëse këto janë materialet e fundit që disponon opozita apo ajo do të vazhdojë me taktikën tashmë të njohur të publikimit të diçkaje, për ti provokuar kundërshtarët që të flasin dhe pastaj t’i përgënjeshtrojë ata me nxjerrjen e fakteve të reja. ©Lapsi.al

7 Comments

  1. Bushat thuaj ndonje gje per takimin sot ne Rogner, ato te vedeos do ti hohim vete, jane filmime te dobta apo te qarta.

  2. Artur dhe Arian Cani,Andi ,bejtja dhe Bushati,Artur Zheji,Blendi,Qimi,Shkullaku,Olldashi a ju duken emra dhe personazhe te peshtire! Te pakten mua me vjen per te vjelle dhe per te pjerdhur kur degjoj keto emra! Cfare nuk mban kjo bote! Me kujtohet ky arturi ,jo Zheji, kur e zune duke vjedhur energjine elektrike therriste ne shkallet -me vrane me rrahen! Te peshtire! keta ka gjetur PD dhe LSi si te besuar!

  3. Ju nuk mund te lejoni qe Rama te vazhdoje te talli karin me ju .Te gjithe shqiptaret e njohin profesionalizmin tuaj dhe e dine se ju jeni te pavarur .

  4. O ti –o jashqtqitje e Rilindjes-si mund te jene me te mire ata gazetrucet –langaraq vangjelet-mut nanot-dy nazarkot-mero gelbazat-minxhozet ,kikiat-bejtexhiu A DUKA-t eshume e shume te tjere qe shkruajne ne fletushkat -Dita,Temasi dhe ne stacionet private te psikopat –edvin kristaq rames-si -ERTV–etj

  5. Mulin do ta bejme Zv/Kminister dhe Mziun minister te Jashtem(nuk ka stalle lopesh dhe derrash ne Kamez qe ka emrin ,Curcill,Klinton,Micotaqis,Trump etj ).Ndersa Bumcin dhe Paloken do ti kemi per integrimin ne Restaurant.

  6. Obobo, doli piramida tjeter , Artur Cani. Ku i gjeni keto aman. U fut ne loje ky perbindeshi. Do ver ndonje gjobe tani. Dhe nese e besoja ndopak babalen, tani qe hyri ky ne loje ndjej vetem neveri. Fakti qe kete pjese e denoncon Artur Cani, eshte totalisht montim. Vetem ai i merr persiper keto aventura. Kush se mban mend, eshte ai qe donte ti vinte gjobe xhoi nanos me helikopteret. Pati dhe nje incident jo te hijshem ne dr. Tani shfaqet prape. Urime PD. Me mulin alibeajn dhe salianjin shkoni te sigurte drejt fitores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu