• |
ide | kryesore

Skenari alarmues i FMN-së për borxhin: Mund të arrijë në 80 % të PBB-së më 2020

Lajme, Të fundit



FMN lajmëron se Shqipëria nuk ka mundur të mbajë angazhimet për uljen e borxhit publike. Sikur situata të mirëmenaxhohet dhe të gjithë treguesit makro të jenë në ekuilibër borxhi i vendit nuk do të mund të bjerë nën 60 % të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) para vitit 2023. Por Fondi parashikon në skenarët e stresit për borxhin se goditjet makrofiskale mund të çojnë detyrimet publike në 80 për qind të PBB-së deri në vitin 2020.

Sipas fondit, dobësitë kyçe pasqyrojnë (i) nevojat e larta të rifinancimit (20 përqind e PBB-së në 2018), pasi rreth dy të pestat e borxhit të brendshëm të qeverisë qendrore ishin afatshkurtra në fund të vitit 2017; (ii) rritja e ekspozimit neto ndaj kursit të këmbimit, pasi përpjekjet për të zëvendësuar borxhin e brendshëm afatshkurtër me huamarrjen e jashtme afatgjatë shtojnë ekspozimin ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit; dhe (iii) një varësi nga bankat kombëtare, duke pasur parasysh mungesën e investitorëve jobankarë, përqendrimin e mbajtjes së borxhit në disa banka të mëdha vendase dhe ekspozimin e lartë të bankave ndaj obligacioneve qeveritare (25 për qind e totalit të aktiveve), për shkak të mundësive të kufizuara të kreditimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se edhe niveli 60% i borxhit është një rrezik i madh për shkak të nevojave të larta për rifinancimin e tij. Borxhi në këtë nivel cenohet lehtë nga goditjet makroekonomike që vijnë nga rritja e ngadaltë, inflacioni i ulët, paqëndrueshmëria e normave të interesit dhe kushtet e tregtisë ve ne dukje FMN.

Përveç kësaj, mbështetja e madhe e borxhit të brendshëm në sektorin bankar (bankat zotërojnë 60% të borxhit të brendshëm publik në fund të vitit 2017) paraqet rrezik duke pasur parasysh lidhjen sistemike midis bankave tregtare dhe detyrimeve sovrane. Rreziku i financimit është përkeqësuar nga përqendrimi i lartë i borxhit i brendshëm në disa banka vendase.

Borxhi publik sipas parashikimeve të skenarit bazë është i ndjeshëm ndaj një sërë rreziqesh që dalin nga profili të financimit. Edhe pse qeveria shqiptare ka nisur zgjatjen e afateve të maturimit rreziqet e rifinancimit mbeten të larta, pasi rreth dy të pestat i borxhit të  qeverisë qendrore ishte afatshkurtër në fund të vitit 2017.

Rreziku i normës së interesit do të jetë më i lartë për shkak të normave të interesit në rritje. Megjithatë, mungesa e një tregu sekondar likuid dhe preferenca e bankave për të mbajtur borxhin deri në maturim ulin disi rrezikun nga normat e interesit.

Një faktor tjetër lehtësues konsiderohet rritja e financimeve nga donatorët e jashtëm. Së fundmi rreziku nga kursi i këmbimit do të rritet me zgjerimin e borxhit në valutë, por niveli i kënaqshëm i rezervave ndërkombëtare të Shqipërisë i zbeh këto rreziqe.

Skenarët alternativ të borxhit marrin në konsideratë rreziqet ndaj skenarit bazë nëse rriten ndjeshëm normat e interesit dhe nëse rritja ekonomike dobësohet. Rreziqet kryesore lindin nga rritja ekonomike e ngadaltë e kombinuar me një rritje të mprehtë të normave e interesit lajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas skenarëve alternativ deri në vitin 2023, borxhi publik do të ishte rreth 73 për qind e PBB-së. Megjithatë FMN shprehet se skenari bazë mbetet realist. Ai përfaqëson një parashikim duke reflektuar ecurinë e historike të borxhit dhe angazhimet e qeverisë./ Monitor



2 Comments

  1. Opo nese vete 80% gjene mire jemi , po une kam frik se do kapim piken e mos rikthimit si greqia . Sipas eres mut do bjere

  2. keta te Monitor qe kur ka ardh ne pushtet e majta skam pare te shkruajn ndonje artikull pozitiv a thua para 2013 ishte lule dhe ndrinte cdo gje. Keto gazetat qe gjasme merren vetem me ekonomine e aspak me politike te hapin barkun. Nuk ka dite qe Monitor nuk tenton te propagandoje qe cdo gje eshte keq e me keq e ska ku te shkoje. Shkruan per rrezikun e borxhin po nuk shkruan qe nga 73% ne 2013 (po nga fmn e certifikuar) ka rene ne 3 pike perqindjeje. Shkruan per papunesine APO veshtiresite ne te berit biznes po nuk shkruan qe kemi rritje 3,7% ne vit. Dilni haptazi e mos u fshihni mbas gishtit, dilni perballe si opozitare e qe mbeshtesni PD, mos kini turp apo i druheni publikut e keni hall se nuk lexoheni me, ka zgjidhje dhe per kete e mjafton te ktheheni ne Portal ordiner si lapsi o do sulet bagetia t´iu lexoje. Ah neser mos harro te shkruani ndonje artikull mbi ndikimin qe ka vellai i xhafes, babalja dhe vete ministri xhafa ne perkeqesimin e faktoreve makroeconomike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *