• |
ide | kryesore

Tahiri bën lëvizjen e radhës, kërkon sërish heqjen e masës së arrestit të shtëpisë

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon për herë të dytë heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda disa ditë më parë.

Kanë qenë avokatët e Tahirit, të cilët kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Apelit, ku kjo e fundit ka caktuar 28 maj si datë për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Saimir Tahiri është nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge dhe korrupsion pasiv.

Akuzat u ngritën pas shkatërrimit të bandës së ‘Habilave’ në Itali, ku në përgjime doli edhe emri I ish-ministrit.

Nga ana tjetër, prokurorët e Krimeve të Rënda janë të bindur se kanë prova të mjaftueshme për të arrestuar Tahirin.

Pas heqjes dorë nga mandati, Tahiri nuk ka imunitet, çka nuk është e nevojshme që të merret leje në Kuvend, për arrestimin e tij.

 



2 Comments

  1. Fjale “e rradhes” do me thene jo e rendesishme pra me kuptimin, ne rradhe si te tjerat. Ne Shqiperi ka dale si mode perdorimi i kesaj fjale por qe kete rast nuk eshte ne vendin e duhur…

  2. mundesisht te marri dhe demshperblim per ditet qe ka qendruar ne shtepi, se i kane rene ne qafe kot. O ju shkerdhefte zoti robt qe e shkaterruat ate vend, as ke Maqedonia nuk jemi. Ketij qorrit te Bibes i duhen hedhur celsat e burgut ne pus qe te mos dali me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *