• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Fatos Lulos nga Kushtetuesja, përcaktohet trupi gjykues që do shqyrtojë ankimimin

Lajme, Të fundit

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, është përcaktuar.


Shorti ka përzgjedhur si kryesues të trupës gjykuese prej 5 anëtarësh Luan Dacin, relator : Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.


Fatos Lulo kërkon prishjen e vendimit të datës 23 mars të këtij viti, për të cilën mbrojtësit ligjorë të Lulos pretendojnë se është i padrejtë dhe i pa mbështetur në prova.

Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij.

Në vendimin e zbardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thuhet se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërin e një pasurie prej 48 milionë lekë.

“Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve. Pra diferenca prej 48 milonë lekë është e pajustifikueshme. Në këto kushte subjekti i rivlerësimit, referuar pikës 1 të nenti 61 të ligjit nr 84/ 2016 ka deklaruar sa dyfishi i pasurisë së ligjshme, përfshirë dhe personat e lidhur me të”, thuhet në vendim.

Nxjerrja nga sistemi e Fatos Lulos e la Gjykatën Kushtetuese me 5 anëtarë, duke e futur këtë institucion zyrtarisht në ngërç vendimmarrje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.