• |
ide | kryesore

Kokainë dhe pistoletë me silenciator, pranga shqiptarit në Itali

Lajme



Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë në Colle Val d’Elsa, Toskana.

Sipas mediave lokale, shqiptari ka qenë me biçikletë dhe menjëherë sapo ka para karabinierët ka ndryshuar rrugë. Gjatë një kontrolli karabinierët kanë vënë re se shqiptari u nervozua. Ata i gjetën disa doza kokainë dhe 50 Euro me vete.

Më pas kanë kryer dhe një kontroll në banesë e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ku i është gjetur një pistoletë me silenciator dhe disa doza të tjera kokaine, të cilat ishin të fshehura në një sirtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *