• |
ide | kryesore

(FOTO) Procedohen të rinjtë e FRPD dhe LRI për protestën para Ministrisë së Brendshme

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim pas protestës së djeshme tek Ministria e Brendshme ku kërkuan dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj. Mes tyre është kreu i FRPD Belind Këlliçi dhe aktivisti Aulon Kalaja.

“Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.K., 31 vjeç, A.K. 29 vjeç, G.Gj. 30 vjeç, H.V. 27 vjeç, G.T. 42 vjeç, S.B. 22 vjeç, M.U. 31 vjeç, F.H. 48 vjeç dhe K.Gj. 48 vjeç (banues të gjithë në Tiranë) bazuar në nenin 262/1 të Kodit Penal” – njofton policia.

Neni 262 i kodit penal thotë se organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Të rinjtë çuan një gomone dje para Ministrisë së Brendshme si dhe disa pako të zeza për të simbolizuar protestën e tyre kundër lidhjeve të pushtetit me krimin dhe trafikun. Ata kërkuan dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa hodhën vezë dhe peshq në drejtim të institucionit.

Foto nga protesta e djeshme: 

 

 

 

 

 

©LAPSI.AL 

 



7 Comments

  1. vetem kriminelet agron e fat.ut xhafa,edvin e olsi rama,sajmir e bashkim tahiri nuk procedohen ata madje ngarkohen nga dhjerrja stalinit ruqi te bejn vrasje,trafik e tritol.

    1. kta jane edhe te rinj dhe duhet ta dine qe per te bere [rotesta duhet te maresh leje po aq mendje kane dhe behen vegel e Mones dhe Bashes

      1. jeni te rinj dhe nuk duhet te dilni ne protest per te mar karrigen luli me Monen kaq gje duhet ta dini qe do ju perdorin dhe neser do ju hedhin ne kosh si prezervativ.

    2. koha e te rinjve te perdorur duhet te mari fund njeher e mire. Koha e lsi qe i perdorte te rinjt per nje cope pune dhe nga ana tjeter i blinte me iphon duhet te mari fund njeher e mire

  2. Kurse ata te rnjte -Freshiste -hedhin fishek zjarre kur gjykatat e -edvin skizofrenit-lirojne trafikantet si tahiri ,froket ,prengat.

    ————————–Cfare–KONTRASTI-

    ———————————qe te con ne nje absurditet te cuditshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *