• |
ide | kryesore

Gjykata e dënoi me 4.8 vite, indinjohet familja e vajzës së përdhunuar: Meritonte 20 vite burg

Lajme, Të fundit

Pas vendimit të Gjykatës të Korçës që dënoi me 4.8 vite burg Ligor Bibën, i cili akuzohet se përdhunoi fqinjën e tij 15-vjeçare ka ardhur edhe reagimi i prindërve të kësaj të fundit.

Familjaret e vajzës janë shprehur se ky vendim nuk është i mjaftueshëm. I ati i vajzës shprehet se përdhosja e nderit të familjes dhe shqetësimet që kanë përjetuar nuk mund të shlyhen me këtë dënim. “20 vite burg duhet të ishte dënuar” shprehet babai i vajzës, e cila mbeti edhe shtatëzënë nga përdhunuesi.


Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, pas rezultateve të analizës së ADN-së që treguan se ai ishte babai i fëmijës, duke përfituar uljen me 1/3 të dënimit si pasojë e aplikimi të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht Ligor Biba, do të vuajë dënimin prej 4 vitesh e 8 muaj burg.

2 Comments

  1. ty mer cun duhet gelboqja ne grope te bythes atje ku do shkosh,do zoti del noi karderr ta bej ate kodosh sume , ta mbash me kompresa me akull, hajt me krahe te lehta ene byth te forta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu