• |
ide | kryesore

Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar në Sarandë jashtë një lokali

Lajme, Të fundit



Nje i ri ka mbetur i plagosur me arme zjarri ne Sarande. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ne ambientet e jashtme te nje lokali dhe sipas policise, i plagosur mbeti shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol.

njoftimi i Policisë:

Më datë 02.06.2018, rreth orës 03:10, në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, (me një plumb rikoshetë) shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol, (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.

Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *