• |
ide | kryesore

Presidenti i Sirisë paralajmëron takim me Kim Jong Un: Bota i mirëpret këto ngjarje

Planet



Presidenti i Sirisë, Bashar Al Assad paralajmëroi një vizitë në Korenë e Veriut ku do të takojë liderin Kim Jong Un.

“Do të vizitoj Korenë e Veriut, ku do të takohem me liderin Kim Jong Un. Bota po i mirëpret ngjarjet e rëndësishme që po ndodhin në gadishullin korean të ndërmarra nga lidershipi i zgjuar i Kim Jong Unit”, – u shpreh presidenti Assad më 30 maj, por që u raportua sot nga agjencia koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

Presidenti Asad i kishte bërë këto komente pasi kishte pranuar kredencialet nga ambasadori koreano-verior Mun Jong Nam.

Penjani dhe Damasku mbajnë marrëdhënie të mira, dhe monitoruesit e Kombeve të Bashkuara e akuzojnë Veriun për bashkëpunim me Sirinë mbi armët kimike, akuzë kjo të cilën Veriu e mohon.

Të dyja vendet përballen me izolim ndërkombëtar, Koreja e Veriut për shkak të programit të armëve bërthamore dhe Siria për taktikat e saj gjatë luftës së përgjakshme civile në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *