• |
ide | kryesore

VIDEO/ Presidenti i Filipineve puth në buzë një vajzë nga publiku: “A je beqare?”

Lajme, Të fundit



Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte e mbylli në një mënyrë të veçantë një takim me komunitetin filipinas në Korenë e Jugut.

Ai e puthi në buzë një nga vajzat e publikut pasi ajo u emocionua kur ai i dhuroi një libër të quajtur “Altari i sekreteve: Seks, politikë dhe para në Kishën Katolike të Filipineve”. Ai është shkruar nga Aries Rufo, po presidenti filipinas e promovon për të goditur Kishën Katolike.

Në momentin e takimit me dy vajzat, Duterte thotë: “A je beqare? A nuk u ndave prej tij? Mund t’i thuash atij se kjo është një shaka?”

Më pas Duterte e puthi vajzën në buzë, ndërsa salla shpërtheu në brohoritje. Gjithsesi online nuk kanë munguar edhe komentet negative, pasi presidenti filipina konsiderohet si një diktator dhe drejtues që po shtyp vendin e tij me vrasje në masë. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=zVtmKlGsMX0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *