• |
ide | kryesore

“O kapo…”/ Polici telefonon shefin pasi kap 3 të rinjtë që ngritën dron para Ramës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Pak minuta pasi një dron me një banderolë u shfaq mbi podiumin ku qëndronte kryeministri Edi Rama në Orikum, policia e Vlorës ka shoqëruar tre të rinjtë që kryen aksionin.

Ata ngritën një dron ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetët dhe ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe Populli”.

Partia Demokratike ka siguruar foto dhe video nga shoqërimi i tre të rinjve të FRPD në polici. Në video shfaqet një efektiv policie që qëndron pranë të rinjve që kanë ngritur dronin.

Ai dëgjohet teksa bën një bisedë në telefon dhe me sa duket flet me shefin duke i raportuar. “O kapo, këtu direkt në krah të kësaj, janë nja 3-4 veta as 3-400 metra”, – dëgjohet polici.

Më pas të rinjtë janë shoqëruar dhe pas verifikimeve ata janë lënë të lirë. Emrat e të shoqëruarve janë Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.

https://youtu.be/MFFRF5oAjPI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *