• |
ide | kryesore

Harta e OBSH: Shqiptarët jetojnë më gjatë në rajon pa u prekur nga sëmundjet

Lajme



Së bashku me moshën vijnë edhe sëmundjet. Megjithatë krahasuar me vendet e rajonit, shqiptarët jetojnë më gjatë pa u prekur nga sëmundjet. Pritshmëria për jetëgjatësinë me shëndet të plotë është 68.1 vite, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndërsa jetëgjatësia pritet të jetë 78 vite e gjashtë muaj, rreth 80 vjet për gratë dhe 77 për burrat.

“Il Sole 24 Ore” ka publikuar hartën me të dhënat më të fundit të vlefshme për sa i përket jetëgjatësisë së individëve pa u prekur nga ndonjë sëmundje. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka jetëgjatësinë më të gjatë pa sëmundje, së bashku me Malin e Zi. Në Maqedoni një individ pret që të jetojë pa u prekur nga sëmundjet 67.1 vjet, në Serbi 67.4, në Bosnjë 67.2, shkruan monitor.



2 Comments

    1. Ha ha ha , e kane llafin kur zbulojne semundjet…Shqipetari i shkrete, duke pare nivelin e shendetesise, shkon ne fund se e di c’fare e pret tek keta mjeke kasape…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *