• |
ide | kryesore

Parlamenti në kaos/ Opozita bllokon foltoren, socialistët votojnë ligjet

Lajme, Të fundit



Edhe këtë të enjte seanca parlamentare është zhvilluar në një atmosferë kaosi dhe rrëmuje. Pasi ka ndërprerë disa herë seancën, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka vendosur të kalojë në votimin e projektligjeve me vetëm një fjalë të shkurtër të Taulant Ballës.

Ndërkohë për tre seanca rresht, Lulzim Basha ka mbajtur të bllokuar foltoren e parlamentit dhe në fund i janë bashkuar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.

Votimin e projektligjit për “Fondin e zhvillimit për diasporën”, socialistët e shoqëruan me duartrokitje, por nga ana tjetër ata të opozitës qëndronin të gjithë përreth foltores ku fliste kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Mbyllet votimi, tani le të vazhdojë shfaqja përmes Facebook, se kjo është zgjedhja juaj” u shpreh Gramoz Ruçi në përfundim të seancës parlamentare.



3 Comments

  1. Mire beni qe ngrini zerin se per kete pun eshte opozita. Po mos e qelbni kaq shume se zgjat e zgjat e i njejti avaz nuk ka me kuptim.

  2. Shushunjat ekti vendi mender hale dhe monstra e saj opo mut mender dhan nje shfaqje per majmunet e kti vendi te shuar perfundimisht posht kusaret ekti parlamenti moster

  3. po crendesi ka kjo tek e fundit, vera ka ardhur pushimet po afrojne … jepi aty me Lady marmalade :
    Gichie, Gichie, ya ya dada (Hey hey hey)
    Gichie, Gichie, ya ya here (here)
    Mocha Chocalata ya ya (oh yea)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *