• |
ide | kryesore

Vali Korleone del nga psikiatria: Me femrat nuk jam i rrezikshëm!

Paparazzi



Një ndër personat më të pasur në Kosovë, Vali Corleone ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tij me femrat pas daljes nga psikiatria.

Në një intervistë për ElitëShow, Vali zbuloi se nuk është aspak i rrezikshëm si dhe vijoi të tregojë që ka patur edhe emra të njohur të estradës shqiptare.

“Femrat kalojnë shumë mirë me mua. Jam i paharruar me femrat. Dikush thotë që unë jam i rrezikshëm me femrat, por është absolutisht gënjeshtër. Jam shumë i butë me femrat. Nuk kam nevojë të tregoj forcë me femrat. Cila më ka pëlqyer, e kam pasur. Kam pasur fytyra publike dhe globale sekret. Nuk po përmend emra, por i kam pasur”, është shprehur Vali Korleone.

Dy prindërit e Valit, R.S. dhe H.S., e denoncuan të birin në polici për ngacmim dhe kanosje.

Mësohet se Vali ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në stacion për një bisedë, mirëpo në këtë moment Vali është bërë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në stacion e duke i kërcënuar policët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *