• |
ide | kryesore

Gabimi që “transferoi” Etrit Berishën në Xhenova

F1, Sport



Berisha pranë transferimit tek Sampdoria, referon Shekulli XIX. Por nuk është portieri i Atalantës, por sulmuesi i Salsburgut në realitet….
Një gabim i vogël i Shekullit XIX në edicionin e sotëm, që pati efekt domino edhe në mediat e tjera. E përditshmja e njohur xhenoveze e bëri për të kryer tratativën për Etrit Berishën tek Sampdoria. por futbollisti në fjalë ka vërtetë të njëjtin mbiemër, por është Valon Berisha, sulmuesi i lindur në Zvicër e që luan me Kombëtaren e Kosovës.
Në fakt, e ardhmja e portierit të Kombëtares së Shqipërisë do të vendoset në javët e ardhshme. Për momentim nuk duket të ketë asnjë të re, në lidhje me zërat e merkatos, edhe pse ajo që ngatërroi Shekulli XIX ishte tratativa e dorianëve me portierin e Dea-s, që shihet si zëvendësuesi i Emiliano Vivianos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *