• |
ide | kryesore

Lamtumirë Lazio, Strakosha drejt Anglisë…?

Sport



Tentativat e Liverpool për të nënshkruar me portierin e Romës, Alisson Beker, duhet se janë braktisur nga klubi i Merseyside, që e ka kthyer vëmendjen drejt skuadrës tjetër të kryeqytetit, me objektivin e qartë portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.
Të Kuqtë e nisën fushatën për të zëvendësuar Karuis, pas finales dramatike të Champions League në Kiev, me portierin brazilian Alisson. Por Roma nuk është dorëzuar dhe duket e tentuar ta mbajë brazlianin edhe një sezon tjetër në Olimpico, gjë që i vuri në dyshim shpresat e anglezëve.
Megjithatë, të rejat e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Liverpool nuk dëshiron të humbasë kohë dhe është vënë në kërkim të një tjetër numër 1, që nuk ishte edhe larg. Thomas Strakosha portieri i Lazios, skuadrës tjetër të Romës është i përzgjedhuri i Jurgen Klopp.
Sipas njoftimeve që vijnë nga Il Messaggero, Liverpool është bindur tërësisht tashmë për të nisur sulmin për Strakoshën. 23-vjecari ishte surpriza më e bukur për skuadrën e Simone Inzaghit, duke luajtur 38 ndeshje në Serie A. Performancat e tij kanë marrë vlerësimet më të mira nga specialistët, ndërsa shqiptari ishte një nga pikat më të forta për Lazion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *