• |
ide | kryesore

Ndryshon mënyra e faturimit të energjisë elektrike, matja 1 herë në 3 ose 6 muaj

Lajme, Të fundit
energjia.jpg.jpg



Enti Rregullator i Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të miratojnë në fund të këtij viti kontratën e re dhe mënyrën e re të faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Parlamenti i ka lënë si detyrë për vitin 2018, ERE-s dhe OSHEE-së që të nisin procedurat për të mundësuar mënyrën e re të faturimit.

Tashmë, konsumatori familjar do të ketë lexim të sahateve të tij një herë në tre muaj ose një herë në 6 muaj. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, në kontratën e re, do t’u lërë si mundësi qytetarëve të zgjedhin nëse duan të faturohen sipas modelit të ri ose me faturimin aktual.

Pra, për secilin familjar do të krijohet një historik i konsumit të energjisë dhe në bazë të tyre ata do të paguajnë një shumë fikse energjie çdo muaj. Në muajin e tretë kur do të bëhet matja e energjisë së harxhuar, në rast se familjari ka konsumuar më pak, atëherë OSHEE do t’ia rimbursojë këtë shumë në faturën e muajve të tjerë. Modeli i ri i faturimit është vendosur në rezolutën e miratuar nga Parlamenti për vitin 2018.



7 Comments

  1. Praktikisht eshte me t’futme…gjithe bota po iken nga ky lloj faturimi arbitrar duke I matur on-line, ne po shkojme me “rilindjen” …..drejt regresit…

  2. Po ku eshte perfitimi apo kollajlleku i qytetareve ? Kjo eshte vetem nje lloj menyre per ti mare parate paradhenie, per te mbushur arken e OSHE-se dhe te shtetit, per te lehtesuar punen e tyre pasi e kane shitur energjine qe pa e furnizuar akoma konsumatorin. E per kete palacollek qenkan mbledhur e harxhuar kohen etyre te cmuar babalaret e kombit ne parlament ? Moj kasolle ku na mblodhe……

  3. Europa e ka lene mbrapa kete faturim.Ne kushtet e informalitetit te faturimit qe ka sot OSHEE , kjo metode do rrisr abuzimet nga kompania dhe godase klientin.
    ONLAIN…aty eshte bota sot…

  4. Aktualisht kur faturimi nga OSHEE eshte informal , leximi qe propozohet do godase rende konsumatorin…Leximi online eshte zgjidhje.Ku i ka OSHEE premtimet per matesat intiligjent ?

  5. Tani do ta hame sa krahu
    Ore nji gje nuk kuptoj
    Keta rrime gjithe kohen Duke menduar si t’ja nxijne jeten ketij mileti.

  6. Tani do ta hame sa krahu
    Ore nji gje nuk kuptoj
    Keta rrime gjithe kohen Duke menduar si t’ja nxijne jeten ketij mileti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *