• |
ide | kryesore

Si e pasqyruan mediat koreano-veriore takimin Trump – Kim Jong

Planet



Koreja e Veriut ka festuar takimin historik Trump-Kim si një fitore e madhe për shtetin, ku sipas mediave vendase pretendohet që SHBA të heqë sanksionet.

Gazeta zyrtare koreano-veriore Rodong Sinmun e cilësoi samitin si “takimi i shekullit”  të pozicionuar në faqe të parë. Gjithashtu media KCNA publikoi një artikull entuziasmues në Anglisht duke i vlerësuar bisedimet si një thyerje historike nga e kaluara.

Dy liderët u takuan ditën e martë, ku nënshkruan një deklaratë të shkurtër rreth denuklearizimit dhe uljes së tensioneve. Presidenti Donald Trump tha se sanksionet do të qëndrojnë sicc janë për momentin, por edhe mund të vi momenti që të hiqen.

Deklarata e nënshkruar në fund të samitit nënkupton nisjen e “një marrëdhënieje të re” midis shteteve ku  SHBA siguron “siguri të garantuar” drejt Koresë së Veriut.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Trump – Kim, të gjitha detajet e takimit historik 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *