• |
ide | kryesore

Tare merret vesh shqip me Durmishin, 7 milionë euro e sjellin te Lazio

Sport, Video



Lazio lëviz në merkato në kërkim të përforcimeve të kërkuar nga tekniku, Simone Inzaghi. Emri i ri në listën e drejtorit sportiv Igli Tare është ai i Riza Durmisi, i datëlindjes 1994 dhe me kualitet teknik.
Mbrojtësi danez, me origjinë maqedonëse dhe kombësi shqiptare, sipas La Repubblica është akorduar me Lazion, me ndërhyrjen e drejtorit Tare, ndërsa edhe Betis ka pranuar ofertën e bardhekaltërve prej 7 milionë euro. Durmisi, që luan në krahun e majtë, është në skadencë kontratë në 2021 me spanjollët e në këtë sezon ka koleksionuar 24 prezenca e dy gola.
Një përfocim ekonimik për Lacion, që me mëngjarashin Durmisi ka alternativën natyrale për Lulic.
Tare gjithnjë është vlerësuar për mënyrën kursimtare të merkatos, e nëse lëvizjet me parametër zero i kanë rritur vlerën drejtorit shqiptar, Milinkovic Savic është thesari i vërtetë i klubit bardhekaltër.

https://www.youtube.com/watch?v=HDMAsUX8www



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *