• |
ide | kryesore

Nis lufta tregtare, Trump miraton tarifat ndaj 1300 produkteve kineze

Planet



Donald Trump ka miratuar tarfiat për importet kineze me vlerë 50 miliardë dollarë. Presidenti amerikan ka akuzuar Pekinin për vjedhjen intelektuale të të drejtave të autorit.

Shtwpia e Bardhw njoftoi se SHBA do të vendosë tarifa të mëtejshme nëse Kina hakmerret. Shtëpia e Bardhë do të publikojë të premten listën e mallrave me tarifat që do të hyjnë në fuqi menjëherë, thanë zyrtarët.

Tarifat do të synojnë industritë e teknologjisë ku Kina shpreson të bëhet një lider botëror, pasi sipas një hetimi u zbulua vjedhja e pronës intelektuale nga kompanitë kineze ndaj firmave amerikane. Në prill u publikua një listë me 1300 artikuj.

Pekini ka kërcënuar të imponojë sanksione për mallrat e SHBA nëse Trump vendos tarifat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *