• |
ide | kryesore

Donald Trump Jr “turbullon” mediat, pas divorcit nis romancë të re

Paparazzi, Slider



Disa muaj më parë, Donald Trump Junior u divorcua nga bashkëshortja e tij dhe mesa duket iu deshën vetëm pak kohë për të nisur një tjetër histoi. Romanca e re e djalit të Donald Trump me prezantuesen e ‘Fox News’, Kimberly Guilfoyle ka bërë që ish-bashkëshortja e tij të reagojë.

“Njerëzit duan të sulmojnë një grua vetëm se ka filluar të takohet me Don. Jemi ndarë për më shumë se 9 muaj dhe respektojmë vendimet e privatësinë e njëri-tjetrit. Ne do përqendrohemi në rritjen e fëmijëve tanë. Do ishte mirë nëse shtypi do bënte të njëjtën gjë, në vend që të ndërhyjnë në jetën e tyre”, shkruajti ish-bashkëshortja e tij, Vanessa në Twitter.

Disa burime të brendshme thonë se Donald Trump Jr. dhe Kimberly nisën romancën e tyre në fund të marsit dhe janë të çmendur pas njëri tjetrit. Kujtojmë se 40-vjeçari dhe Vanessa kanë qenë të martuar për 12 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *