• |
ide | kryesore

Video/ Kolarov nderon Serbinë, dorëzohet Kosta Rika

Rusi 2018, Sport, Video



Ka përfunduar ndeshjes në Samara Arena mes Kosta Rikës dhe Serbisë me rezultatin 0-1. Serbia e zgjidh ndeshjen me goditje dënimi, duke kaluar në avantazh 0-1 përballë Kosta Rikës. Në minutën e 56 Aleksander Kolarov është perfekt në ekzekutimin e tij, duke e bërë Navas të dorëzohet.
Mitrovic e Milnkovic Savic kishin mundësitë më të mira për Serbinë por gjetën në rrugën e tyre portierin e Real Madrid, që ruajti të paprekur portën, edhe në minutën e 50 kur Mitrovic u shfaq i vetëm përballë tij.
Nuk është se nuk sulmoi Kosta Rika, por mundësitë më të mira të ndeshjes Gonzales i shpenzoi duke goditur jashtë. Edhe Calvo nuk kishte shënjestër më të mirë në të 42-ën.
Portieri i Real Madrid e mbrojti portën në mënyrë decizive ndaj sulmeve të ballkanasve, por është detyruar ta nxjerrë topin nga rrjeta në konkluzionin e mbrojtësit të majtë.
Serbia merr tashmë kryesimin e Grupit E me fitoren ndaj Kosta Rikës, në pritje të sfidës së mbrëmjes mes Brazilit e Zvicrës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *