• |
ide | kryesore

Po transportonin me furgon 208 kg drogë, arrestohet i riu shqiptar dhe dy grekët

Lajme, Të fundit



Një shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsiderueshme droge. Ata u ndaluan në Kozani, në pjesën veriperëndimore të vendit

Sasia e kanabisit ishte ngarkuar e tëra në një makinë tip furgon, që drejtohej nga një 25 vjeçar, shtetas grek. Në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi shqiptar, me moshë 32 vjeç. Në 17 thasët kishte një sasi prej 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa.

Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë grekë që me makinat e tyre kishin rolin e mbështetësit të transportuesve të drogës. Siç rezultoi nga verifikimi, 32 vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *