• |
ide | kryesore

FOTO/ Makina përplaset me shtyllën dhe përmbyset

Lajme, Të fundit



Një automjet ka dalë nga rruga në Bulqizë në aksin që lidh “Lagjen e Re” me “Lagjen e vjetër”. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga lapsi.al një automjet tip Opel ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Policia lokale e Bulqizës bën me dije se janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri të cilët ndodhen ne spital jashtë rrezikut per jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *