• |
ide | kryesore

Kolumbi-Japoni, një histori që përsëritet

Rusi 2018, Sport



Kolombia u imponua 4-1ndaj Japonisë katër vjet më parë, në Botërorin Brazil 2014 e për të dytin edicion rradhazi të Kupës së Botës amerikano-latinët gjejnë kundërshtar në ndeshjen e parë të njëjtën skuadër, Japoninë. Dy skuadrat do të zbresin në Mordovia Arena, në Saransk, për sfidën e parë të Grupit H me kolumbianët super favoritë.

Pekerman, njeriu i çerekfinaleve…

Kolumbia në prezantimin e 6 në një Kupë Bote, i beson një trajneri që në dy edicionet e fundit ka shkuar gjithnjë në cerekfinale. Jose Pekerman e dërgoi skuadrën në 2014 deri në përplasjen me Brazilin në cerekfinale, por edhe në 2006 kur drejtonte Argjentinën, arriti në të njëjtin nivel. 4-2-3-1 është mënyra si Pekerman merr makimumin e skuadrës që ka në dipozicion, duke i dhënë hapësirën kryesore kualiteteve të sulmuesve.

Falcao, njeriu i munguar katër vjet më parë…

Kolumbia ka luajtur vetëm një miqësore përpara Kupës së Botës atë kundër Egjyptit ku Pekerman i besoi Yerry Mina në qendër të mbrojtjes, edhe pse tashmë ka dilema nëse duhet ta fillojë nga minuta e parë me Cristian Zapatën. Fantazisti James Rodriguez është lojtari fondamental në skemat e teknikut. Këpuca e Artë në Brazil ka shënuar 21 gola në 63 ndeshje me Kombëtaren dhe vetëm Radamel Falcao ka shënuar më shumë se ai: 29 herë në 73 ndeshje. Meqë jemi tek El Tigre, ai do të jetë punta e diamantit, mungesa e madhe e katër viteve më parë e që tashmë do të mbështetet nga një trio Cuadrado-Rodriguez-Muriel, që mund të spostojnë ekuilibrat.

Japonia disfatiste ndaj amerikanolatinëve

Kolumbia është e pamundur ndaj Japonisë, me dy fitore e një barazim në precedentë, por aziatikët kanë bërë akoma edhe më keq përballë skuadrave amerikanolatine në Botëror, duke mos fituar asnjëherë. Serisë prej 5 ndeshjesh pa fitore i dha fund suksesi i parë i Akira Nishinos, në miqësoren para Kupës së Botës kundër Paraguajit. 4-2-3-1 insiston Nishino, ndoshta edhe i ndikuar nga suksesi që ktheu kursin e disfatave kundër Ukrainës, Ghanës dhe Zvicrës. Me Shinji Okazaki dhe Shinji Kagawa të dy të rikuperuar e titullarë në atë ndeshje, ndryshimi në formacion për Japoninë mund të jetë i vogël.

Kagawa, rikthimi premtues për Japoninë

Japonisë i është kthyer edhe ylli i katër viteve më parë Shinji Kagaëa, që para portës di si të veprojë: 30 gola në 92 takime. Lojtari është në formë shumë të mirë dhe bashkë me Takashi Inui e Shinji Okazaki janë emrat nga ku Japonia pret shumë. Sulmuesi i Leicester ka shënuar 50 gola në 113 ndeshje. E kjo mund ti vlejë shumë Nishinos, që e ka marrë skuadrën vetëm në muajin prill dhe është në ndeshjen e parë kompetitive…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *