• |
ide | kryesore

Hapja e negociatave, Berisha tregon 10 kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Berisha thotë se Gjermania ka vendosur 10 kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Berisha iu referohet burime nga Bundestagu, i cili thotë ai, ka miratuar  një dokument që do të bëhet publik në ditët e ardhshme. Sipas ish-kryeministrit, në këtë mënyrë Berlini ka hedhur poshtë kërkesën e Ramës për hapjen pa kushte të negociatave më Shqipërinë. Më poshtë 10 kushtet që Berisha thotë se janë të Gjermanisë.

Dekalogu gjerman i kushteve qe duhet te plotesoje Shqiperia para hapjes se negociatave perfshin:

1- Votimin e reformes zgjedhore
2- Vetingun e te pakten te gjithe gjykatesve dhe prokuroreve te apelit e siper
3- Ndjekjen penale te te gjithe gjykatesve dhe prokuroreve qe gjenden ne shkelje te ligjeve gjate vetingut
4- Ndjekjen penale dhe denimin per korrupsion dhe trafiqe te zyrtareve te larte.
5- Zhdukjen e mbjelljes dhe prodhimit te droges ne vend.
6- Luften me rezultate konkrete te krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve!
7- Ngritjen dhe funksioninimin e SPAK
8- Ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte!
9- Zbatimin e reformes zgjedhore
10- Funksionimin normal te shtetit ligjor.

Ky eshte dekalogu i kushteve qe ka vendosur Gjermania per hapjen e negociatave me Shqiperine. Cdo njeri qe lexon kete dekalog e ka te qarte si drita e diellit se me Edvin Kristaq Ramen nuk ka integrim, nuk ka hapje negociatash por vetem kushte, dyfishim kushtesh dhe bllokim!



3 Comments

  1. po care ju mungon qe se beni shqiperine, opzite- maxhorance, per te mire te popullit …….mire dje qe ste linte diktatura, imperializmi, revizionizmi, fashizmi, po sot o beqirat e kombit. sa qef keni te shikoni njerezit ne mizerje. hallall ju qofte.

  2. Sali, ke harruar edhe hyrjen edhe mbylljen e lajmit te Dixhitalit Bundestag qe fillon:
    Pershndetje Doktor, sot ne Budensatg……………………………………………………………………………
    Dhe mbyllet; Anonim te lutem se keta…………………………………………………………………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *