• |
ide | kryesore

Vettingu/ Sot merret vendimi për gjyqtarin Ilir Toska, u cilësua si i papërshtatëm për detyrën

Lajme, Të fundit



Do te mësohet sot vendimi, nëse gjyqtari i Apelit, Ilir Toska do konfirmohet apo jo në detyrë.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar një dite me pare vlerësoi se e gjen te papërshtatshëm ne detyrën e gjyqtarit, Ilir Toskën. Vlerësimi i këtij institucioni është bere publik dje ne seancën gjyqësore ne Kolegjin e Pavarur te Kualifikimit, i cili nga ana e tij e ka vlerësuar si te pabazuar këtë konkluzion te DSIK-se.

Toska sipas raportit të lexuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ka një pasuri të paluajtshme, një apartament 83 metra katrore me vlere 80 mije euro në Rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Gjyqtari ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë. “E konsideroj procesin e rregullt ligjor, te paanshëm, jam dakord me të, për ketë arsyeje kërkoj rikonfirmim”, është shprehur në seancë Toska.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *