• |
ide | kryesore

“Moj Serbi rrjetën ta shpova” – Xhaka mesazh për Serbinë

Rusi 2018, Sport

Mund të ishte Zvicër-Serbi, por ishte shumë më tepër se kaq për katër lojtarë në fushë dhe për gjithë Kosovën. Në Rusi Serbinë e vunë përfund Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri: dy shqiptarë, kosovarë, apo quajini si të doni, por ishin dy shqiponja që në qiellin rus i treguan të gjithëve se dinë të fluturojnë….bukur madje.

Mesazhi i Granit Xhakës menjëhërë pas ndeshjes është nga ato që mbahen mend. “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojn Granit Kosova”.

E kishte ëndërruar Kosova të ndodhte kështu, e kishte parë Serbia në makthet më të errëta. Edhe humbjen do ta kishin pranuar me një mënyrë tjetër, por jo me golat e dy shqiptarëve që përmbysën avantazhin provizor të Mitrovic, duke bërë xhestin që i turbullon aq shumë.

Dy duar të bashkuara në formën e shqiponjës dykrenore, i sollën në memorie ngjarjet e tetorit të 2015 kur në Beograd gjërat dolën jashtë kontrollit në ndeshjen me Shqipërinë, kombëtaren që i la pas për të marrë vendin e saj në Euro 2016.

Në 22 qershor të 2018, historia përsëritet. Zvicra ishte përfaqësuesja, por shqiptarë ishin lojtarët që e dënuar për herë të dytë Serbinë. madje edhe shtypi ndërkombëtar, i ka bërë jehonë pikërisht vlerës së lojtarëve Shaqiri e Xhaka dhe xhestit të tyre në festimin e fitores…

“Falë dy shqiptarëve kombëtarja e Zvicrës ëndërron të shkojë më lartë”, komenton Gazeta Blic.

 

 

5 Comments

  1. Ju lumte shqipe !!! 🙂 ky eshte patriotizme modern !! tu ju tregojm atyre egersirave si juhet footboll dhe si dueht te duhet vendi i vet pa ofendue askend !!! rroft shqipra dhe te gjith shqiptaret !! <3

  2. Bravo ,ishte dita me e mire per gjithe shqiptaret qe nga kualifikimi per Euro 2016. Dite e paharruar. Sidomos simboli i shqiponjes, . Bravoo bravo bravo, fitoni gjithmone shqiptare, kudo dhe per cilindo ekip qe te luani, e sidomos kur perballe te kemi serbet

  3. -E more vesh mo Vasi ?
    -Eshte çmend filoserbi Piro Nasi …
    -Jane terbu Amfilohije dhe Anastasi …
    -Vasi: Po na plasi Trapi na plasi; po pse ?
    -Graniti ia u futi nga distanca & Xherdani nga afer ia u Rrasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu