• |
ide | kryesore

VIDEO / “Rusi 2018”, Serbi-Brazil 0-2: Selecao fluturon në 1/8

Rusi 2018, Sport, Video



Brazili fiton dhe kalon si i pari i Grupin E në 1/8 e finaleve të Botërorit “Rusi 2018”.  Verdhejeshilët, edhe pse duke vuajtur për një pjesë të mirë të 45′ minutave të dyta, kanë mundur Serbinë 2-0 duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje. Avantazhi i Selecaos ka ardhur në minutën e 35′ nga Paulinho me një depërtim qëndror të asistuar në perfeksion nga Coutinho. Allison i mohon barazimin serbëve në pjesën e dytë, por më pas Thiago Silva në të 68′ mbyll llogaritë e takimit. Në 1/8 Brazili do të përballet me Meksikën.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/49/49MX.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *