• |
ide | kryesore

Anglia e Belgjika e vendosin vetë kreun e grupit

Rusi 2018, Sport



Gjërat janë të qarta në Grupin G, të paktën sa i përket skuadrave që do të shkojnë në 1/8 e finaleve. Anglia e Belgjika fituese në të dy ndeshjet e para, do ta zgjidhin vetë cështjen e vendit të parë. Në ndeshjen tjetër Panamaja e Tunizia luajnë vetëm për ti dhënë vetës kënaqësinë e të dalit nga turneu me një fitore.

Anglia luan për dy rezultate…

Fitorja shkatërrimtare ndaj Panamasë i ka siguruar britanikëve diferencë të njëjtë golash me Belgjikën, që në rast se dëshiron vendin e parë, duhet të fitojnë përballë Tre Luanëve. Shkaku është I thjeshtë kartonat e verdhë për momentin i japin një dorë skuadrës së Southgate.

Belgjika e Anglia nuk e dinë cfarë i pret në 1/8

Në 16 më të mirët dy të kualifikuarat e Grupit G duhet të bëjnë llogaritë me situatën e paqartë të Grupit H. Por kundërshtari për tu shmangur për të dyja është Kolumbia e Pekerman. Amerikanolatinët nuk e kanë siguruar ende kualifikimin, por mund të pozicionohen si të parët ashtu edhe të dytët, duke i lënë në ankth dy skuadrat dominuese të Grupit G, që rrezikojnë ta gjejnë përballë Falcaon, Cuadradon e James….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *