• |
ide | kryesore

SKANDALI/ Falsifikohet firma e Pirro Manin për shembjen e Teatrit, reagon e shoqja: Ai është në Amerikë

Lajme, Të fundit



Emri i parë në listës që ishte dakort për prishjen e Teatrit Kombëtar, ishte regjizori i njohur Pirro Mani. Në këtë liste kishte edhe një sërë emrash të njohur të cilët firmosën dakordësinë e tyre për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për ndërtimin e një teatri të ri, por pa cenuar asnjë cm nga trualli ekzistues që i takon teatrit.

Letra me emrat e artistëve të njohur, apo edhe të rinj, iu përcoll dje krerëve të shtetit. Pas kësaj, vjen reagimi i bashkëshortes së Pirro Manit, aktores aq të dashur për shqiptarët, Pavlina Mani, e cila në një prononcim për “Shekulli” thotë se i shoqi nuk ka vënë asnjë firmë, e as është shprehur për shembje teatri.

Reagimi i Pavlina Manit:

Përderisa në këtë punë paska futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë. Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që nuk ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë venë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë.

Ne nuk merremi me këto gjëra, atje në plan të parë nuk është fare çështja te ndërtimi i Teatrit, atje bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë.

Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për Teatër, të ekzistojë teatri të ekzistojë edhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro siç e ka gjithë bota.

 

 

 



4 Comments

  1. Ecfare nuk bejne morrat e kuq !.Dikur arrestonin dhe pushkatonin –ne emer te popullit–,tani falsifikojne firmat e te tjereve .Pjelle e poshter ,mashtrues te pa skrupullt.

  2. ja qe bythqirit thithsit e pallave e ngjalave te metes,frrokut,roshit,doshit,dhjerje e stalinit rama ruqi,balla,gjafa spartak braho,muti i enverit,rama,shurra mao ce dunit rama ruqi,qfare nuk bejn .falsifikojn dhe veten.

  3. Me shume se gjysma jane si Pirrua , pjesa tjeter e blere . 5 vete jane qe duan te prishet edhe ata jane me teser partie. Njerez pa ideale , njerez pa karakter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *