• |
ide | kryesore

45 minuta pa fitues në Angli-Kolumbi

Rusi 2018, Sport



Në “Spartak Stadium” Kolumbia dhe Anglia nuk tregojnë dot superioritetin e tyre në 45 minutat e para të sfidës së fundit të 1/8 të finaleve. Në një ndeshje të luftuar mbi të gjitha në mesfushë, gjë që është reflektuar edhe në shkëndijat mes lojtarëve, pak raste ka patur për tu shënuar.
Cuadrado pas shpinës së Falcaos është një zgjedhje e Pekerman që mund të ndryshojë në pjesën e dytë, me mesfushorin e Juventusit asnjëherë i rrezikshëm e për më tepër edhe Cafeteros kanë treguar se kanë humbur shumë nga zhdërvjelltësia e mesfushorit në krah.
Harry Kane është njeriu më në vëmendje të prapavijës kolumbiane dhe Mina duket se është hije e tij në fushë, duke e neutralizuar golashënuesin më të mirë të Botërorit me 5 gola, të paktën në pjesën e parë.
Kolumbi-Angli do të përcaktojë edhe skuadrën që në çerekfinale do të përballet me Suedinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *