• |
ide | kryesore

Sizmiologu Ormeni tregon sa do të vazhdojnë lëkundjet e tërmetit

Lajme, Të fundit



Pas goditjes së fortë gati 6 ballë që u ndje në Shqipërinë e mesme të mërkurën, një seri goditjesh më të lehta kanë trembur qytetarët. Natën e kaluar padi 6 lëkundje, ndëra në mëngjes një tjetër tërmet prej 3.9 ballësh ka rikthyer panikun mes qytetarëve.

Eksperti në Institutin e Gjeoshkencave, Rrapo Ormeni tha në një intervistë për Ora Neës se deri tani janë regjistruar më shumë se 300 goditje tërmeti. Duke shpjeguar goditjet e lehta pas asaj lëkundjeje të fortë që detyroi qytetarët të dalin nga shtëpitë, Ormeni thotë se tërmetet do të vazhdojnë deri kur të çlirohet energjia e plotë.

“Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë mbi 5 janë tërmete që shoqërohen me pasgoditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt. Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël. Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3″ tha Ormeni.

Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pasgoditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.

Është e pamundur të parashikohet tërmeti, thotë ai, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *