• |
ide | kryesore

Daniel Craig sëshpejti në “Bond 25”

Paparazzi, Slider



“Bond 25” është vetëm titulli provizor i filmit me agjentin sekret dhe aktori që interpreton spiunin me licence për të vrarë shkoi të vizitonte selinë e CIA-s, për t’u përgatitur për rolin.
Kjo vizitë do t’i shërbejë Craig për të kuptuar se si funksion Agjencia Qeveritare Amerikane dhe se si funksionon spiunazhi në jetën reale.
CIA publikoi një deklaratë rreth kësaj vizite: “Zoti Craig u takua me drejtuesit dhe punonjësit, ku iu shpjegua se spiunazhi në jetën reale është më i fshehtë dhe më pak i dhunshëm nga sa paraqitet në filma. Z. Craig theksoi rëndësinë e punës në skuadër të Inteligjencës dhe se sa përshtypje të mirë i kishte lënë angazhimi i atyre që operojnë në CIA”.
Craig e interpreton për të pestën herë Agjentin 007, në “Bond 25”. Filmi me regji të Danny Boyle pritet të nisë produksionin në fund të vitit 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *