• |
ide | kryesore

Kur Brazili mundi Belgjikën në Botëror, fitoi Kupën…

Rusi 2018, Sport



Për të 5 herë rradhazi 5 herë kampionët e botës, Brazili dhe Djajtë e Kuq, Belgjika, ndodhen përballë. Tregolësha e dygolësha kanë shoqëruar precedentët mes dy formacioneve. Belgjika ka fituar përballjen e parë duke shkatërruar Brazilin 5-1, në 24 prill të 1963 në Bruxelles, me tre gola të Stockman. Hakmarrja e Selecaos priti vetëm dy vjet, në 2 qershor 1965 në Rio de Janeiro, ku Brazili i ktheu 5 golat Belgjikës, që u dorëzua përballë 3 golave të Pelé, Flavio Almeida Da Fonseca e Rinaldos. Për një ndeshje tjetër duhet pritur 23 vjet, në 12 tetor 1988, në Anversa: por edhe këtë herë fitues janë brazilianët 2-1 me dy gola të Giovanni. E vetmja sfidë në Kupën e Botës është ajo e 2002 në 1/8 e finales në 17 qershor, që u vendos në favor të Brazilit me golat e Rivaldos e Ronaldos dhe në atë turne Brazili u shpall kampion bote.

Neymar, Hazard e Lukaku, një prej tyre mund të vendosë…

Pothuaj në cdo gol të belgëve është shenja e Eden Hazard: për kapitenin janë 18 prezenca, 10 gola e 9 asist. Lukaku ka goditur portën 5 herë duke realizuar 4 gola dhe është lojtari me përqindjen realizuese më të lartë në Rusi. Neymar nuk është aspak keq me 11 gola e 9 asist në 19 ndeshjet e fundit. Dy kombëtaret i kanë varur shpresat pikërisht tek kampionët dhe një prej tyre me shumë mundësi do të vendosë fituesin e një ndeshje spektakolare.

Brazili 392 ditë pa humbje, Belgjika që në 2016…

Dy skuadrat vijnë nga një seri e gjatë pozitive, Brazili nuk humbet prej 15 ndeshjesh, humbja e fundit i takon 9 qershorit 2017 kundër Argjentinës. Në anën tjetër, Belgjika mes atyre që kanë mbërritur në 1/8 e finaleve ka ecurinë më impresionuese. Nuk humbet që nga 1 shtatori 2016 në miqësoren 0-2 kundër Spanjës. Që nga SHBA 94 Brazili arrin në cerekfinale rregullisht dhe nuk është kualifikuar për më tej vetëm në Gjermani 2006 dhe Afrikën e Jugut 2010, duke u eleminuar nga Franca 1-0 dhe Hollanda 2-1. Belgjika për të dytin edicion rradhazi mbërrin në cerekfinale, por Djajtë e Kuq të Martinez e kanë fiksuar që tani një rekord: me 12 golat e shënuar kanë barazuar shifrën e fiksuar në Meksikë ’86.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *