• |
ide | kryesore

Krujë, gjenden dy parcela me kanabis

Lajme, Të fundit



Një parcelë me kanabis sativa u zbulua nga policia ditën e sotme në rrethinat e Krujës.

Burime policiore bëjnë me dije se në fshatin Zgërdhesh, Krujë, në afërsi të vendit të quajtur “Ligate””, në një sipërfaqe pa pronar, të shpyllëzuar janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 83 bimë narkotike kanabis.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po ashtu në afërsi të vendit të quajtur “Arrtesh” , në një sipërfaqe të shpyllëzuar, janë gjetur 117 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *