• |
ide | kryesore

Qafë Thanë-Pogradec, aksidentohet për vdekje 45-vjeçarja

Lajme



Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Një makinë tip Volkswagen ka përplasur për vdekje një këmbësore me inicialet A.j, 45 vjeçe, pranë fshatit Hudënisht. Ajo u shtrua në Spitalin e Pogradecit por nuk i mbijetoi plagëve. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 11.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Volkswagen” me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *