• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Policia po fsheh luftën mes bandave kriminale në Elbasan (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha i ftuar ka zbuluar një tjetër panoramë të asaj që sipas tij po ndodh në qytetin e Elbasanit me grupet kriminale. Në një intervistë për “Ora News”, Hoxha thotë se ka pasur edhe pengmarrje që nuk janë raportuar nga policia, por madje nuk është pranuar as denoncimi i qytetarëve në polici.

“Çfarë po ndodh në Elbasan? Pati një tentativë për disa muaj që policia ta merrte në kontroll situatën pasi kishte dalë jashtë kontrolli. Sot ku jemi? Keni dëgjuar muajt e fundit të ndodhë gjë në Elbasan? Policia nuk raporton më asnjë aksion apo operacion në atë qytet. Por, çfarë po ndodh? Unë kam hulumtuar me kujdes dhe me rezulton me dhjetëra raste eksploziv, djegie makinash, djegie banesash dhe për më tepër rrëmbim personash.

Kam dy raste që i kam ndjekur gjatë muajit maj, Usam Agashi është mbajtur disa orë peng nga një prej grupeve më të njohura kriminale më jetëgjata në Elbasan. I vëllai i tij ishte marrë peng 2 muaj më përpara. Makina dhe banesa e vëllait ishin djegur 2 muaj më përpara. Familjarët kanë shkuar në policinë e Elbasanit për të bërë kallëzim dhe denoncim në lidhje me këtë ngjarje dhe janë kthyer mbrapsht.

Kallëzimi nuk është marrë” – thotë Hoxha sipas të cilit grupe të caktuara kriminale janë marrë nën mbrojtjen e politikës: “E mbani mend ministrin e Brendshëm gjatë analizës në qytetin e Elbasanit ku tha se ne do t’i godasim. Çapjat dhe grupin tjetër. Sot në Elbasan kemi vetëm një krah. Ministri ka deklaruar se do të goditet vetëm grupi Çapja” – tha Hoxha që bën edhe një tjetër deklaratë të fortë.

“Në janar, prokurori i komanduar atje, Ardian Nezha, i cili po bënte një punë shumë të mirë, brenda dy muajsh komandimi i tij u ndërpre sepse hapi të gjithë dosjet e vjetra në Elbasan. Ai dërgoi 29 raste ekspertizash për gjurmët e gishtit për vendngjarje të njëpasnjëshme kur përfshihej edhe përplasja me klanin Çapja, që nga masakra e famshme e shkurtit të 2016-s ku u goditën pjesëtarë të klanit Çapja.

Ajo ngjarje nuk u zbulua kurrë. Nuk i dimë autorët e saj dhe që nga ai moment kanë ndodhur një sërë ngjarjesh. Sot jemi në fazën ku qytetarët atje janë me frikën se mund të ketë një atentat tjetër. Ka atentate shumë të sofistikuar. Banorët e qytetit nuk përfshihen në duelin e dy grupeve kriminale” – tha gazetari investigativ.

“Nga një informacion i fundit që kam më rezultonte që skuadrat inteligjente të Policisë së Shtetit, ishin vënë në dijeni që grupi në Elbasan kërkonte vrasës nga qytete të tjera sepse nuk mund të arrijnë dot njëri-tjetrin dhe ia njohin përbërjen strukturore. Ata kërkojnë vrasës të panjohur në qytet. Në 4 rastet e fundit, autorët janë “të ardhur” sepse janë kontraktuar për të marrë përsipër atentate brenda atij qytetit.

Për sa kohë nuk ndërhyn shteti, është e papranueshme që të goditet skuadra operacionale e Shqipërisë të mos ketë asnjë masë dhe prokurori që kërkon të rihapë dosjen, transferohet menjëherë. Duhet t’i paraprijmë një situate që mund të shkaktojë viktima të pafajshme. Nëse në atë qytet rrëmbehen qytetarë dhe nuk reagon kush, atëherë ku po vemi?! Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht” – e mbyll Hoxha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. O TAN LERI ATA TE ELBASANIT SE U MESUAM PO SHIKO NDODHINE SONTE NE BULEVARDIN E RI KU KISHTE NJE Prani te shtuar te Policise si rrugore e rendit dhe Shqiponjat 5 te rinj kerciten me leva njeri tjetrit mu ne sy te Policise ,pas nderhyrjes se policise njeri u dergua ne spital dhe dy u prangosen ndersa shoferi i bmw qe kishte dy agresoret asnje ferre ne kembe pas 10 min nje punonjes i shqiponjave sebashku me njerin nga te prangosurit shkuan ne nje cep te parkut prane nje stoli dhe mori nja dy qese plastike ku si dukej ndodhej malli vlen per tu theksuar se sonte shume makina luksoze vinin dhe sorollateshin si te coroditur duke telefonuar pas kesaj ngjarje ne ora 12 kur u ktheva hyrja e bulevardit kontrollohej imtesisht nga shqiponjat qe ndalonin cdo mjet me djem te rinj qe tentonte te hynte ne Bulevard si duket edhe pas ankeses se banoreve per shkak te zhurmave te medha qe krijoheshin nga xhirimet e gomave dhe nga garat me motore apo makina qe zgjatnin deri ne oren 4 te mengjesit,ideja eshte qe Policia deri tani megjithse kane kaluar 3 ore nga ndodhja e ngjarjes nuk ka dhene asnje prononcim qe neve si kalimtare na krijo bindjen si lufte per zoterim territori por cudia ishte se sherri ndodhi ne mes te Bulevardit ku sonte si asnjehere tjeter kishte nje prani te shtuar te forcave te Policise cka te krijonte dyshimin se gjithcka u inskenua ng njeri grup me mbeshtetjen e Policise .

  2. Skema eshte e qarte;

    Dhendri i Kryetarit te Bashkise Elbasan, Sokol Sanxhaktari sebashku me Suel Celen drejtues i grupit dhe antare te tjere te grupeve ne Elbasan jane kundervene Capjave per te kontrolluar aktivitetet e paligjshme ne Elbasan. Ata i kryen atentat perpara 2 vjetesh per ta eleminuar fisin Capja.
    Po kush jane Celat dhe pse mbrohen nga Sejdini dhe shteti. Per te ruajtur pozitat e tij Sejdini paguan Kryeministrin me parate e pista qe vijne nga dhendri i tij. Kjo eshte arsyeja persse nuk ka paqe ne Elbasan. Shteti eshte bere pale me Cela-t per hir te miqesise se dhendrrit te Qazim Sejdinit dhe parave qe marrin nga trafiku i droges. Mos te harrojme qe makina Tpypta Yaris ishte per kete grupim ne Elbasan.

  3. Nese kjo qe thote Hoxha eshte e vertete athere ky vend ka marre fund nje here e mire . Te komandoje harbuti dhe maskarai do te thote se ketij vendi edhe bomba atomike eshte gjithmone shume pak .

  4. Dikur dinte shume per aksionet e policise. Hynte e dilte perdite te Akademia Rendit ne Sauk ku ruhej IMSI Catcheri. Sot dika qe po kerkohen vrases nga bandat?! Artan Hoxhes zedhenesi Saimir Tahirit po pregatit skenarin kundrra Xhafes…
    Do ma hash karin shume shpejt Tano, ketu do jemi. Ka shume mundesi te te heqin qafe e tja faturojne Xhafes si pa-aftesi. Duke njohur Tahirin them se e ben

  5. Hoxha di shume po shume pak thot nga sa di. Krimi qellim jo me mjet. Ketu nuk flitet por bota po e thote bandat shqiptare me te dhunshmet ne europe. Por ketu flitet vetem per droge dhe jo shfrytzim prostitucioni .ne angli ne 2016 vetem kemi 947 shqiptare te lena ne gjendje te mjerueshme ne rruget e londres. Dhe eshte akorduar nje fond 1000000 paund ne mos gaboj shtes per tju ardhur ne ndihme. Ndoshta do dalin pergjime te reja qe prekin ate teme per te cilen nuk flitet. Dhe qe eshte edhe me e renda. Dhe po ketu duhet nje bombe atomike…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *