• |
ide | kryesore

‘I ka sulmuar e i ka përdorur vrasẽsit shqiptarë’, Artan Hoxha zbulon detaje nga vràsja e mafiozit grek

Arkiva, Lajme, Të fundit
Artan



Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi detaje të reja nga atentati vdekjeprurës që ndodhi në Athinë dy ditë më parë në Athinë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Vangelis Zambonis, i njohur si përfaqësues i mafies vendase.

Hoxha tha se Zambonis kishte patur përplasje të ashpra me grupet kriminale shqiptare në Greqi, i kishte vrarë, por edhe kishte bërë aleanca me ta, duke i përdorur kundër njëri-tjetrit.

“Në vitet e fundit grupet më të ashpra dhe me vrasjet më barbare që kanë operuar në Shqipëri vijnë nga Greqia. Vangelis Zambonis, apo i njohur me nofkën “Zamboni” (proshuta), viktimë e një atentati shumë të ashpër.

Gjatë 7-8 viteve të fundit, Zamboni u kthyer ndër personazhet kryesore të kriminalitetit grek dhe të krimit të organizuar në Athinë dhe ishujt kryesorë grekë, sepse një nga bizneset kryesore të tij ishte gjobëvënia, ose dhënia e sigurisë për t’u mbrojtur nga gjobat që ky vetë i vinte. Ai shkonte në ishujt Mikonos, Samos etj dhe avantazhi i tij erdhi pasi zhduku një nga grupet më të mëdha që ka patur Greqia dhe lidhjeve që ky ka patur me policinë dhe çuditërisht kishte mbështetje nga media. Zakonisht në lajmet ku ishte përfshirë, thuhej se këtë e kishin bërë shqiptarët. Ai ka bashkëpunuar me grupe të krimit nga Shqipëria, kryesisht për trafikim dhe për mbajtjen e lokaleve të natës. Është krimineli grek që mund të ketë urdhëruar më shumë vrasje të krminelëve shqiptarë dhe për këtë ka përdorur vrasës shqiptarë. I ka sulmuar, ka bërë aleanca dhe i ka përdorur. Ngjarja e fundit ku e kemi përmendur ka qenë ajo e ndodhur gjatë kampionatit botëror të Katarit.

Në Athinë gjatë një atentati u vranë dy shqiptarë, njëri nga Vlora dhe u tha se i kanë vrarë shqiptarët për rivalitet. Vrasja e tyre ka qenë e porositur nga Zamboni që ka përdorur një vrasës shumë të njohur dhe shumë të kërkuar në Shqipëri. Vrasja erdhi pas përplasjeve që kishte me viktimën nga Vlora për një hotel në Mikonos.

Për ta eliminuar Zambonin ka patur disa atentate dhe u kishte mbijetuar disa atentateve dhe tentativa e fundit u bë në gusht të vitit të kaluar, kur në një makinë u gjetën lëndë eksplozive dhe armë që do të përdoreshin kundër tij. Ai e zbuloi, njoftoi policinë greke dhe shpëtoi” – tha Hoxha në emisonin “Të Paekspozuarit”.



2 Comments

  1. nje mesim i mir per te kuptuar pranuar fundin mizor per te gjith te padrejtit padrejtit,qe perpiqen qe me padrejtesi, te orjentojn qellimet interesat si individ grupe apo shtet ky eshte fundi mizor ,keqardhe dhe fatkeqesi e madhe ,qe kjo bot ka kriminel dhe me te fuqishem dhe pushteteshem se keto me koficent demi te paimagjinueshem qe jan strateg profesora krimit te specializuar per te dhe spo zen mend nga perfundimi nxenesve te tyre por pacmangeshem nuk dalin nga kjo bot ma marr hakun qe meritojn pas keti rasti , ngre vigjilencen pasi profesorve ju duhen nxenes te till

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *