• |
ide | kryesore

Artan Hoxha nxjerr një tjetër FOTO të Ahmetajt: Po pret avionin në një vend të BE

Arkiva, Lajme, Të fundit
Hoxha



Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë një tjetër foto të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në rrjetet e tij sociale ai ka postuar foton e Ahmetajt duke konsumuar një kafe, në një ambient që Hoxha thotë se është një aeroport. Sipas tij, deputeti socialist nuk ka ikur shumë larg nga Shqipëria, madje as nuk e ka kaluar Mesdheun.

“Mbani frymën njerëz… Gjuetia për njeriun më të kërkuar në Shqipëri, po vazhdon cep me cep të planetit… Të hënën paradite, menjëherë sapo publikova lajmin se: “Ata” lart, kërkuan arrestimin e ish-numrit 2 të qeverise shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetëror shëndoshë e mirë, makineria e rëndë e propagandës, u hodh në veprim. Specialistë dhe ekspertë u shfaqën në mediat kombëtare, duke këmbëngulur 100%, se lajmet për largimin e Ahmetajt ishin të pavërteta.

Madje informonin opinionin publik me “bindje të plotë”, se e kishin të konfirmuar nga “dy burime” të sigurta, që Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shtetëror. Pak më vonë, në mediat informative u shfaq një lajm i dytë, që vazhdonte të njëjtën linjë. Informacioni për largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kërkesën për lejimin e arrestimit të tij, parlamentit të Shqipërisë, nuk ishte i vërtetë. Këtë gjë e kishin të konfirmuar nga avokatët e ish-zv/kryeministrit. Diku nga mbrëmja, doli varianti tjetër. Sipas versionit te ri, “Ahmetaj nuk mund të largohej, pasi kishte vendosur të përballej fort me drejtësinë e re dhe kundërshtarët e tij”.

Në fakt Ahmetaj, tashmë e ka kuptuar qartë kë ka kundër dhe se e duan me patjetër, brenda qelisë së burgut për të qenë të sigurtë se ai nuk do t’u hapë telashe. Sigurisht, kur publikova lajmin për largimin e Ahmetajt, nuk e kisha të konfirmuar as nga “dy burime” të shterura nga vapa e meskorrikut, as nga “çezma” të mbushura nga “uji i patronazhistëve”.

Të hënën në mbrëmje, publikova fotot-provë, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditën e së premtes së 7 korrikut 2023, duke kaluar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë. Ahmetaj, u fotografua ndërsa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaportën shqiptare te policët grekë të kufirit. Njeriu më i kërkuar në Shqipëri, po udhëtonte i vetëm drejt një vendi të BE-së, i veshur sportiv, me atlete të kuqe, pantallona të shkurtra dhe bluzë verore.

Që nga ajo ditë, vendndodhja e Ahmetajt u kthye në një çështje më të madhe se vetë çështja e madhe në hetim të tij. Nga e hëna në mbrëmje, për 48 orë rresht, është thënë se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, në Venezuelë, Uruguaj, disa arqipelagë ekzotike në Amerikën Latine, Dubai, Marok, Ishujt Maldive, Bali, e deri në Japoni.

Ne fakt, njeriu më i kërkuar në Shqiperi, që ka trazuar të gjithë elitën politike dhe opinion publik në vend, rezulton të jetë shumë më afër. Nuk e ka kaluar oqeanin, as atë Atlantik për në hemisferën perëndimore, as Oqeanin Indian, për në Lindjen e Largët… Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…

Më poshtë, në foto, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndërsa është tranzit në njërin nga aeroportet e BE-së. Ku ndodhet ish-zv.kryeministri? Meqenëse është aeroport shumë i rrahur nga shqiptarët, besoj ndonjë nga specialistët apo ekspertët e fushës, të angazhuar fuqimisht këto ditë, mund të më ndihmojë për cilin aeroport bëhet fjalë, deri sa unë ta “konfirmoj nga dy burime” serioze… E sigurt se fotot nuk janë realizuar nga satelitët Albania 1 dhe Albania 2, të qeverisë shqiptare…” – shkruan Hoxha. ©LAPSI.al

Ku ndodhet ish-zv.kryeministri? Artan Hoxha nxjerr tjetër FOTO: Po pi kafe



14 Comments

  1. Po mo klloun po, ai grabiti miliona nga taksat tona ti gezohesh se te derguan nje foto te vjeter airoporti. Merru me ata qe u kujdesen ta nxirrnin me kohe nga shqiperia, se Ahmetaj ta beri naften ty e te gjithve ne qe i paguajme taksa akoma ketij shteti hajdut

  2. që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

    Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik.Ne cfare vendi tani me porosi te benit nuk na thote,kjo eshte gazetari

      1. Kjo foto kushedi kur e ku është bërë.Sepse së pari lind dyshimi si e kush e la bërë dhe tigri ri i qetë.Edhe foto te pika kufitare në Kakavijë kushedi në çfarë periudhe është bërë!!Lojra gazetarësh!!

      2. Spahiu: A do votonte opozita për arrestimin e liderëve të tyre, si për Ahmetajn?Ti je idiot funksional i salihut,prandaj nuk e kupton,salihu e kupton

  3. Po ju pret safeti me safet ne dore.
    Jorgo dhe i paemer mos u fut neper bashki, ministri, se ta çajne bythen!
    Nqs keni dy shkoni.
    Ariqen arixhiu po mpref karin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *