• |
ide | kryesore

Basha për ‘Zërin e Amerikës’: Reforma në drejtësi s’ka dhënë asnjë rezultat, të rikthehemi tek Kushtetuta

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington, ku të enjten mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti “Hudson”, lidhur me marrëdhëniet transatlantike. Në një intervistë që i dha të mërkurën Zërit të Amerikës, zoti Basha ndalet në problemet e fundit me të cilat ndeshet Shqipëria, si ngërçi lidhur me shkollën e magjistraturës, ligji për teatrin kombëtar, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Zoti Basha po ashtu iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me kontratat që Partia Demokratike ka nënshkruar me firma lobuese amerikane.

Sa i përket reformës në drejtësi, Basha ka kërkuar rikthim tek Kushtetua, që do të thotë sipas tij, të zhbëhen ato komponentë që janë futur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca për të vonuar krijimin e institucioneve të reja të sistemit gjyqësor. Më poshtë pjesa e intervistës ku Basha flet pikërisht për këtë cështje.

Zëri i Amerikës: Para se të niseshit nga Shqipëria, vendi juaj e gjeti veten në një ngërç tjetër, e kam fjalën për shkollën e magjistraturës. Nga reforma në drejtësi, siç dihet, shumë gjykatës po humbasin vendet e punës, por sistemi i drejtësisë do të ketë nevojë për zëvendësimin e tyre. Janë një grup studentësh, që kanë kryer Shkollën e Magjistraturës dhe një grup tjetër që pritet të shkojnë atje. Çfarë propozimi ofroni ju për të kapërcyer bllokimin me studentët e magjistraturës?

Lulzim Basha: E rëndësishme është të kuptojmë se çfarë po ndodh. Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po ecën me këto ritme të ngadalta pasi Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën edhe të organeve të vetting-ut edhe të opozitës për t’u pajisur me një buxhet të mjaftueshëm dhe me burime njerëzore, në mënyrë që vetting-u të ecë më shpejt. Siç mund t’i kujtohet edhe teleshikuesit tuaj, Partia Socialiste votoi për të prerë me 40 për qind buxhetin e propozuar nga organet e vetting-ut. Tani organet e vetting-ut nuk janë në gjendje të përparojnë me ritmet e duhura, duke vënë në pikëpyetje kalendarin e reformës në drejtësi, duk shtyrë krijimin e KLGJ-së dhe KLP-së, shtyrje që është antikushtetuese, sepse ke Kushtetutë këto dy organe duhet të ishin krijuar prej kohësh. Në vend të korigjojë atë që ka bërë vet gabim, pra miratimin e njëanshëm të ligjit të vetting-ut dhe injorimin e propozimeve të opozitës, në vend që të rikthehet te Kushtetuta, në vend që të rikthehet te propozimet tona, se kanë qenë edhe propozimet tona për të mbështetur me financime dhe burime njerëzore komisionet e vetting-ut, tani ai po propozon të krijojë institucione jashtë kuadrit të reformës në drejtësi, të cilat të kenë që edhe pa vetting të emërojë gjyqtarë dhe prokurorë. E ka bërë këtë me prokuroren e përgjithshme, e cila u emërua në kundërshtim me Kushtetutën, tani do t’i japë kësaj prokurore të përgjithshme dhe KLD-së kompetenca për të futur pa vetting dhe jashtë procedurave kushtetuese kandidatë në sistemin e drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Ky është konstatimi i gjendjes, që tashmë të gjithë e dimë. Por si dilet nga kjo gjendje?

Lulzim Basha: Nga kjo gjendje dilet vetëm duke u rikthyer te konsensusi kushtetues dhe duke u rikthyer te Kushtetuta, e cila u miratua me 140 vota. Pasi ajo u miratua me 140 vota, Partia Socialiste miratoi 6 ligje, duke përjashtuar opozitën, pasi kishte dhënë fjalën se këto 6 ligje do të bëheshin me konsensus, pikërisht që të na sillte në këtë pikë; që të vonohej krijimi i organeve të reja të drejtësisë, që të emërohej prokurorja e përkohshme me votat vetëm të maxhorancës dhe jashtë parashikimeve kushtetuese dhe që të bllokoheshin hetime jashtëzakonisht të rëndësishme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zëri i Amerikës: Reforma në drejtësi është shumë e gjerë dhe nëse merremi me analizën si ka ecur ajo, ka patur kritika edhe ndaj opozitës në atë kohë për hapat e saj.

Lulzim Basha: Asnjë kritikë nuk qëndron. Të gjithë kritikat ndaj opozitës kanë qenë pjesë e një lufte politike për të mbuluar qëllimin e vërtetë të mazhorancës, që nuk ka qenë reforma në drjtësi, por kapja e drejtësisë. Ndaj kemi ardhur këtu: nuk kemi asnjë bandë të krimit të organizuar të çmontuar, nuk kemi asnjë kokë të krimit të organizuar para gjykatës, nuk kemi asnjë politikan të lidhur me krimin, apo të korruptuar para drejtësisë. Pra, rezultatet e reformës në drejtësi janë akoma zero.

Zëri i Amerikës: Po këmbëngul te pyetja: Si mund të kapërcehet sot gjendja? Ç’do të thotë rikthim te Kushtetuta? Ato që kanë ndodhur, kanë kaluar tashmë. Ç’rrugë ka tani për ta kapërcyer këtë situatë?

Lulzim Basha: Rruga është të zhbëhen ato komponentë të futur në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca pikërisht për të vonuar krijimin e organeve të reja të drejtësisë, për të vonuar krijimin e KLGJ-së dhe KLP-së, duke vonuar kështu krijimin e SPAK-ut dhe të BKH-së, dhe duke mos ia dhënë pushtetin e reformimit të drejtësisë vet organeve të drejtësisë, por Fatmir Xhafës dhe Arta Markut, të emëruar vetëm me votat e Edi Ramës dhe rezultatin po e shohim: Saimir Tahiri bredh i lirë, bandave të mëdha të trafikut të drogës nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë, drogë dhe para të drogës dalin e hyjnë nëpër portet e Shqipërisë dhe Shqipërisë i mbeten të mbyllura dyert e negociatave me Bashkimin Europian për shka të krimit dhe të korrupsionit.

1 Comment

  1. reforma ne drejtesi nuk ka dhene asnje rezultat ???

    Po perdite po dalin nga sistemi gjykatesit e tu te plepave o karabush. ?

    Nuk thote te punojjne sa me shpejt, por thote nuk ka dhene asnje rezultat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu